Masat e rrepta në trafikun në zonën e kryeqytetit vazhdojnë. Nga 1,195 kontrollime të kryera, oficerët e policisë më 09.02.2025 kanë konstatuar gjithsej 530 shkelje, prej të cilave 493 sipas Ligjit për Sigurinë e Trafikut në rrugë dhe 37 sipas Ligjit për Automjetet.
Gjithashtu, numri më i madh i sanksioneve sipas Ligjit për Sigurinë e Trafikut lidhet me mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes – domethënë, 238 shoferë janë sanksionuar për vozitje me shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar. Janë ndërmarrë gjithashtu 43 masa për vozitje pa patentë dhe 51 sanksione për mos-përdorimin e rripit sigurie. Për parkimin jopërputhës janë ndërmarrë masa kundër 69 shoferëve, 10 shoferë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, janë regjistruar katër raste të kalimit të dritës së kuqe, shtatë shoferë janë sanksionuar për përdorimin e telefonit celular, dhe në pesë raste janë ndërmarrë masa kundër kalimtarëve.
Sipas Ligjit për Automjetet, janë regjistruar nëntë automjete të pa regjistruara, si dhe 12 automjete me defekte teknike.
Kontrollet e rrepta të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme në gjithë territorin e shtetit. Ministria e Brendshme apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik për respektimin maksimal të rregullave dhe dispozitave të trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.