24 orë pas largimit, Drini Zeqo tregon arsyen pse la shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Gazetari dhe moderatori, Drini Zeqo ditën e djeshme është larguar nga shtëpia më e famshme shqiptare.

Marketing

Nga urgjenca që kishte, Zeqo nuk arriti as të përshëndetej me banorët e shtëpisë.

Përmes një postimi në Instagram, Drini ka bërë të ditur se arsyeja ka qenë shëndeti i njërit prej familjarëve të tij.

“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Drini.

Marketing