Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 242 shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 33 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 30 për mosvënien e rripit të sigurisë, 3 gjoba janë shqiptuar për ngasje të makinës në gjendje të dehur…
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut dhe kontribut për rrugë më të sigurta.