25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë natës së djeshme në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë edhe një pacient nga Labonishta në moshën 65 vjeçe. Pacienti ka pasur sëmundje tjera si dijabet, sëmundje të zemrës dhe obezitet. Me rastin e fundit numri i përgjithshëm i viktimave si pasojë e virusit korona në vendin tonë shkon në 10.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 25 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçani 1.

Me 25 ratet e reja numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vend shkon në 354.