5 persona të tjerë të përfshirë në ngjarjet e përgjakshme në 27 prill në Kuvend janë amnistuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të amnistuarve në 25. Pesë personat e amnistuar ndiqeshin penalisht për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”. Në ditën e fundit të 2018-ës u amnistuan edhe 5 persona të tjerë për veprën e njëjtë penale. Ndërsa para vitit të ri gjykata hodhi poshtë 9 ankesat për amnisti dhe avokatët e apeluan lëndën në Gjykatën e Apelit.
Prej atje, ende nuk ka përgjigje se sa ankesa janë parashtruar nga avokatët dhe kur do të ketë vendime rreth tyre. Deri tani, dihet se ankesa janë dorëzuar nga avokatët e Goran Gjoshevskit, Goranço Angelkovski-Qoseto, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Munir Pepiq dhe Mitko Peshov.
Sipas prokurorit Lubomir Joveski, amnistia nuk do të kishte ndodhur fare, nëse kjo do të varej nga ai dhe prokurorja Villma Ruskovska. Ai thotë se e kupton zhgënjimin e qytetarëve, por ky është një vendim politik.
Për momentin, prokuroria ka dëshmi të zgjerimit të hetimit për organizatorët e ngjarjes më 27 prill. Së shpejti, prokuroria do të ngrejë hetim edhe për ato. Një problem dhe tejzgjatje të procedurës bëri veprimi joprofesional i Prokurorisë menjëherë pas ngjarjes. Lëshimi më i madh është ai, që nuk ka pasur menjëherë inspektim nga prokurori publik, kur mundësia e sigurimit të gjurmëve dhe dëshmive ishte më i madh. Prokurori i mëparshëm publik nuk kishte ndërmarrë asgjë”- pohoi Lubomir Joveski, prokuror.
Amnisti nuk ka kërkuar ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, kujdestari i shtabit operativ në MPB, Dushko Lazarov, si dhe të pandehurit Igor Jug dhe Jane Çento. Për ta, gjykimi vazhdon më 15 janar kur do të jepen edhe fjalët përmbyllëse