Pesë nga të dënuarit për 27 prillin sot kërkuan nga Gjykata e Apelit të lirohen nga paraburgimi deri në aktgjykimet e plotfuqishme.
Me ankesë në gjykatën e shkallës së dytë dalje nga Shutka kërkuan ish-drejtori i BSP, Mitko Çavkov, i dënuar me 18 vite burgim, Goran Gjoshevski, Dushko Llazarov dhe Nikolla Mitrevski – Koljo, të dënuar me nga 15 vite burgim, si dhe Abdulfeta Alimi, i dënuar me shtatë vite burgim për sulmin e përgjakshëm në Kuvend të 27 prillit.
Garancia me të cilën Çavkovi pohon se nuk do të arratiset është 600 mijë euro, derisa për Alimin me pronë garanton Zijadin Sela.