Ekspertiza e celularit të deputetit të VMRO-së, Kërsto Mukoski, i akuzuar për 27 prillin, tregon koordinimin që e ka patur me ish kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski për ngjarjet e 27 prillit si dhe koordinimin dhe komunikimin me bashkëpunëtorët e tjerë të partisë.
Në fillim u prezantua biseda në Viber e një grupi prej 48 personave, në mesin e të cilëve edhe deputeti Krsto Mukoski, Johan Tarçullovski, Vasill Pishev, Emill Dimitriev, Mile Janakieski dhe të tjerë më 27 prill.
Komunikimi më 27 prill të vitit 2018 në këtë grup është si vijon.
Biseda fillon në ora 17.48. Marija shkruan: “Të gjithë janë të njoftuar. Ok”
Cvetin Tripunovskin në orën 17:48 – “Çfarë po ndodhë në sallën e Kuvendit??”
Johan Tarçullovski – “Po mbrohet Maqedonia…Na sulmuan dushmanët. Nuk ka kthim prapa”
Vasill Pishev – “Vëllezër dhe motra nuk lëshojmë pe. Nëse duhet do të vdesim për atdheun”
Spire Ristevski – “Dergoni përforcime prej të gjithë anëve. Deri në maksimum”
Sasho Llazarevski – “Zaevi po mban press në këtë moment”
Aleksandar Atanasov – “Edhe më mirë”
Romeo Kolegu – “E Qeveria?”
Aleksandar Atanasov – “Shumë është nxehtë në sallë”
Mile Janakievski – “Para Kuvendit”
Aleksandar Atanasov – “Lartë po i rrahin tanët. Komunjarëve”
Mile Janakievski – “Më shumë e më shumë popull”
Sasho Llazarovski – “Sela mund të jetë tashmë OUT”
Sasho Stefanoski – “50 makina dhe autobusë. Manastir”
Mile Janakievski – “Po. Ta marrim hapësirën”
Një numër pa emër me Qf95vm1JvFQ shkruan në orën 20 e 36 – “Zoki duhej deri më tani të jetë në një vend tjetër. Por edhe për këtë një herë tjetër”
KRSTO MUKOSKI flet me MILE JANAKIEVSKIN në VIBER
Krsto – “Zaevi u lajmërua për fjalim procedural??!!!!”
Mile – “Shkoni pas tyre. Ku të shkojnë…Fishkëlle bre vëlla…Hallal të qoftë për sot…
KRSTO – “Faleminderit”
MILE- “Jashtë duhet të jetë më e tensionuar që të nxirret fokusi jashtë”
KRSTO – “PO, PO. këtu janë gjithë kamerat dhe është shumë tension. Të vetit e pyesin Zaevin vazhdimisht çfarë të bëjnë”
MILE – “Të ndalesh para këtij që po lexon”
KRSTO – “Do bëjmë problem. Le të fillojmë ata të parët”
MILE “Një pjesë të hypë tek press qendra ku eshtë Zaevi”
Personi i regjistruar si “Kolegia nga Çairi” shkuruan në grup viberi…
“Dhasht Zoti të hyjmë dhe ti rrahim… IHAA. Prej orës 13 po presim…
Populli hyri …
Hymëëë…
(18:42) Hajde tradhëtarë…
(18:52) Hapni dyert e përparme…
Sekerken ma leni mua. Njerëz hapni dyert…
Hymë…
(18:55) Hymë. Ora është gjashtë…
Hajdeenii më…
(19:15) Lëshoni klimën se mbaruan njerëzit…