“27 Prilli” fjalët përfundimitare të mbrojtjes

Me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe të akuzuarve ka vazhduar procesi gjyqësorë për organizatorët e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Avokati Goce Ristevski para trupit gjykues elaboroi qëndrimet e tij ku tha se i akuzuari Spiro Ristovski është i pafajshëm dhe se në mungesë të provave ka pritur që prokuroria të tërheq aktakuzën. Ai pyet se si është e mundur që në dy gjykimet e ndryshme për të njejtën ngjarje të ketë orhanizatorë të ndryshëm, prandaj akuzon prokurorin për konstruim të ngjarjeve. Për Ristevskin është e papranueshme që aktakuza,të ketë për bazë dëshminë e Aleksandar Vasilevski Ninxha, i cili u dënua me 8 vite burg në gjykimin e parë pa siguruar dëshmi plotësuese.

Marketing

“Ëshë evidente se bazë e kësaj akuze është procedura paraprake për këtë ngjarje kundër më shumë personave për këtë vepër të njejtë penale. Ne dispozitivin e këti aktvendimi thuhet se të akuzuarit Boris Danovski, Bogdan Ilievsi dhe Vllado Jovanovski procedura kundër të cilëve është ndërpreë sipas Ligjit për amnesti, si organizatorë të protestave për Maqedoni të përbashkët e kanë ftuar masën e popullit para Kuvednit, ky është fakt dhe këtë aktakuzë e përfaqëson i njejti prokurorë. Nëse këta janë organizatorë atëhertë si në aktakuzën e tanishme paraqiten organizatrë Spiro Ristpovski dhe Mile Janakievski. Është e qartë se bëhet fjalë për konstruim të ngjarjeve me qëllim të mbahet aktakuza.”, tha Goce Ristevski, Avokat.

Nuk kam marrë pjesë në krijimin e ndonjë plani e as që kam qënë në dijeni për një gjë të tillë tha ish ministri Spiro Ristovski. Akuza është paushale për vepër shumë serioze dhe në mungesë të provave prokuroria ndryshoi akuzën, thotë Ristovski, i cili deklarohet se nuk e ka pasur besimin e Gruvsikt për të bërë një plan të tillë dhe se më të ka pasur vetëm komunkim zyrtarë.

“Nga analiza e komunikimeve e thënë nga raporti për biseda të realizuara, unë nuk kam komunikim me Nikolla Gruevskin nga 22 prill, e aq më pak në ditën kritike më 27 prill por edhe ditë pas ngjarjes nuk kam komunikuar.”, tha Spiro Ristovski, i akuzuar.

Të akuzuar për veprën rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit janë Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristrvski dhe Vlladimir Atanasovski.Në hetim u përfshinë edhe ish Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski.

Marketing