Dëshmitë e kundërshtuara nga mbrojtja një ditë më parë, sot u gjetën në gjyqin për personat që urdhëruan ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend më 27 Prill 2017. Përmes mesazheve SMS dhe Viber, Prokuroria në Gjykatën Penale paraqiti koordinimin e porositësve të akuzuar për hyrjen e dhunshme. Ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski kanë dhënë udhëzime për mobilizimin e anëtarësisë së VMRO- DPMNE-së. Edhe Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Trajko Veljanoski gjithashtu ka pasur rol të vetin.
MESAZHET 27.04.2017
Mile Janakieski:
Para Kuvendit.
Gjithnjë e më shumë njerëz.
Le ta marrim hapësirën.
Kërsto Mukoski:
Zaev u paraqit për procedurale.
Shkoni drejt atyre, kudo që të shkojnë.
Do të krijojmë një problem, le të fillojnë ata së pari.
Spiro Ristovski:
Përforconi nga kudo.
Maksimum.
MESAZHET
Trajko Veljanoski me Nikolla Gruevskin:
Të të informoj se Zaev do të zgjedh kryetar…
Veljanoski me Ilija Dimovskin:
Shihni nëse ata me të vërtetë e zgjedhin Talatin sot në ora 17. Do të ketë tenda.
Dimovski me Veljanoskin:
E shpallën Talatin.
Dimovski me Veljanoskin:
Shih të vijnë deputetë përpara kabinetit.
Derisa Prokuroria i tregonte këto mesazhe, në sallën e gjyqit të pandehurit Mile Janakieski dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladmir Atanasovski ishin vazhdimisht në telefonat e tyre. Me mesazhet si dëshmi në rastin e urdhëruesve të incidenteve në Kuvend, Prokuroria e përfundoi procedurën e saj dëshmuese para gjykatës. Në seancat e radhës do të paraqiten dëshmitë e mbrojtjes. I pari do të jetë Trajko Veljanoski. Gjykimi do të vazhdojë të premten.