’27 prilli’, mbrojtja: Rasti është i motivuar politikisht

Me fjalët hyrëse të avokatëve të të akuzuarve në lëndën “27 Prilli”, për sulmet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 2017, sot në Gjykatën Penale në Shkup po mbahet vazhdimi i tretë i këtij procesi gjyqësor, njëri nga më të mëdhenjtë në historinë më të re të Maqedonisë. Në bankën e të akuzuarve janë ulur 33 persona, deputetë, ish-funksionarë, persona publikë, policë, prej të cilëve 31 përgjigjen për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”, ndërsa dy për ndihmë.

Marketing

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Në seancën e sotme i pari fjalët hyrëse i dha avokati i të akuzuarit Ivan Cvetanoski, Dragan Peshevski. Ai theksoi se prokuroria për veprën e njëjtë deri më tani ka dhënë katër kualifikime të ndryshme juridike. Ai vlerëson se prokuroria kishte kohë të mjaftueshme që t’i kualifikojë këto ngjarje, duke theksuar se e ka kryer keq punën e tij.

“Ivan është i akuzuar me një fjalë – se i ka bërë thirrje turmës, e ka udhëhequr dhe drejtuar turmën. Ai theksoi se prokuroria nuk ka dhënë shumë hollësi për atë ‘fjalë’ të aktakuzës. Avokati theksoi se pas shqyrtimit të dëshmive ka vënë re se gjatë gjithë kohës Ivani kishte qenë ose para kabinetit ose në kabinetin e Trajko Veljanovskit. Xhirimet do të tregojnë se as që e ka udhëhequr e as i ka bërë thirrje. Gjithashtu, ai theksoi se klienti i tij ka tentuar ta fshehë Antonio Milloshovskin gjatë ngjarjes.

Avokati i Boris Damovskit, Rubin Dvojakov theksoi se në aktakuzë ishte theksuar vetëm një veprim – mbajti fjalim me tregim për vendin e tij. Ai theksoi se pasi do të shihen të gjitha dëshmitë do të vërtetohet se klienti i tij është i pafajshëm.

“Shpresoj për gjykim me lirim për të gjithë”, theksoi Dvojakov.

Sanja Alkeksiq, avokatja e Bogdan Ilievskit – Betmen, theksoi se mbrojtja me listën e dorëzuar të dëshmive do të dëshmojë se i akuzuari nuk e kishte bërë veprën, por i kishte realizuar të drejtat e tij.

Avokati Stavre Xhikov të akuzuarit Vllado Jovanovski theksoi se me paramendim është “qëndisur” kjo akuzë politike.
“Këta ‘terroristë’ janë identifikuar pas gjashtë muajve”, tha Xhikov.

Kryetarja e këshillit gjyqësor, gjykatësja Dobrilla Kacarovska, kishte vërejtur se avokati në hyrje kishte thënë fjalë ofenduese për këshillin të cilat i theksoi edhe me gojë.

Sashko Hristovski – Lispki, avokati i Stefan Mlladenoskit, Mihail Mlladenovski dhe Zaharie Simovski theksoi se ky rast juridik është i motivuar politikisht.

Ai theksoi se “gjithë politikën” ai le prokurorisë.
“Nuk ka pasur kurrfarë urdhra, nuk kishte maska, nuk kishte organizim, por kishte spontanitet me të gjithë njerëzit të cilët ishin në dhe jashtë Kuvendit. Ai konstatoi se Prokuroria Publike këtë aktakuzë e kishte vendosur pa nevojë dhe gabimisht.

Toni Menkinovski, avokati i Gorançe Angellovskit, theksoi se nuk e kishte marrë me kohë aktakuzën, si dhe dëshmitë, por se disponon me autorizimin si mbrojtës, pas çka e kishte lëshuar seancën, duke komentuar se për këtë akt do ta informojë komisarin për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës.

Pasi që e lëshoi avokati seancën gjykatësja Kacarska theksoi se mbrojtja paraprake kishte hequr dorë nga avokimi prandaj gjykata në bazë të detyrës gjyqësore, kishte vendosur avokat tjetër për të akuzuarin. Më 21 gusht në gjykatë ishte dorëzuar njoftim se familja kishte vendosur që Toni Menkinovski të jetë avokat i ri i të akuzuarit.

Gjykatësja theksoi se ai kishte kohë të mjaftueshme ta sigurojë aktakuzën, si dhe materialet dëshmuese, duke theksuar se nuk guxon ta braktisë seancën dhe ta lerë të akuzuarin pa avokat.

Marketing