“27 prilli”, ministri Mançevski dëshmon në gjykatë

Pas katër orësh ka përfunduar marrja në pyetje e Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëshmitarin Damjan Mançevski në seancën e sotme për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në 27 prill, vitin e kaluar.

Marketing

Mançevski duke u përgjigjur në pyetjen e Prokurorisë tha se më 27 prill ka qenë në pres qendrën e Kuvendit bashkë me Zoran Zaevin dhe deputetë tjerë kur ka hyrë turma, se ka parë person me armë dhe se kanë marrë kërcënime për jetë, se e kanë shitur shtetin dhe se janë tradhtarë.

Dëshmitari edhe pse më shumë se dy orë ka pritur pyetje nga mbrojtja, ai është përgjigjur vetëm në disa, pasi në pjesën më të madhe të pyetje ka kundërshtuar prokurorja se janë të drejtpërdrejta dhe se nuk kanë të bëjnë me dëshminë e tij me çka nuk janë lejuar.

Para gjykatës Mançevski tha se është goditur me grusht në pjesën e hundës dhe se hunda i është thyer. Gjatë tërë kohës është goditur me shuplaka dhe me stativa të kamerave dhe ombrellë të cilën pastaj e ka blerë nga personi që e ka goditur për 1.000 denarë.

Të akuzuarit në rastin për ngjarjet e 27 prillit akuzohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues. Ata në seancat gjyqësore paraprake në Gjykatën Penale thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtor.

Procesi gjyqësor filloi më 22 gusht me fjalët hyrëse të avokatëve të prokurores Vilma Ruskoska dhe avokatët e të akuzuarve.

Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.