“27 prilli”, Ristovski: Deklarata e Vasilevskit – Ninxha është e pavërtetë

Ish-ministri i arsimit Spiro Ristovski, i akuzuar si një nga organizatorët e ngjarjeve të dhunshme në Kuvend më 27 prill 2017 gjatë mbrojtjes së tij në gjykatë, tha se deklarata e Aleksandër Vasilevskit – Ninxha, në lidhje me të është e pavërtetë.

Marketing

“Bëhet fjalë për deklaratë të rreme nga personi Aleksandar Vasilevski – Ninxha. Ditën e ngjarjes, unë nuk kam komunikuar dhe as nuk e kam takuar në hapësirat e VMRO-DPMNE-së, siç pretendon ai. Në atë periudhë nuk kam pasur ndonjë funksion partiak, nuk kam pasur asnjë kontakt me strukturat e partisë, deklaroi i akuzuari Spiro Ristovski.

Në protestat “Për një Maqedoni të përbashkët”, ai theksoi se personalisht nuk ka marrë pjesë.

– Individë nga partia e VMRO-DPMNE-së, me sa di unë, i mbështetën protestat, ndërsa partia si subkejt mendoj se nuk i mbështeti ato. Nga organizatorët e protestave e njoh vetëm Bogdan Ilievski, dhe atë rrallë e kam takuar”, tha Ristovski.

Ditën e 27 prillit, siç theksoi, po bënte punë private, përkatësisht për një periudhë të caktuar ishte në Ministrinë e Arsimit.

“Rreth orës 17 shkova në Qendrën për Komunikime, e prisja Zemri Qamilin që të shkojmë në vizitë të ish-Ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi. Në atë periudhë, filluan ngjarjet në Kuvend. Unë isha në parti për tërë atë periudhë, situata ishte kaotike. Kishte një numër të madh njerëzish, kryetarë bashkish, deputetë. Pas mesnatës, shtabi i Qendrës për Komunikime ishte e mbushur”, tha Ristovski.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se kombinimi i mënyrës se si ata e lidhën atë me çështjen është i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për të. Përveç me të akuzuarin Mile Janakieski, për të cilin tha se kishte komunikim privat, me të akuzuarit e tjerë Ristovski, theksoi se kishte kontakte zyrtare të jashtëzakonshme.

Rastin e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i prokurorisë në seancën e sotme është prokurorja Katerina Kolarovska.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski.

Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikimit terrorist i rendit kushtetues dhe të sigurisë”.

Marketing