“27 prilli”, Ruskoska: Igor Jug kishte për detyrë të eleminoj Zaevin

Prokuroria do të dëshmojë se kush e ka okupuar Kuvendin më 27 prill 2017 dhe prej kujt është dashur të mbrohet. Kjo është vetëm një pjesë e fjalëve hyrëse të prokurores Vilma Ruskovska në fillim të gjykimit për inkursionin në Kuvend vitin e kaluar.

Marketing

Në vazhdim ajo sqaroi si është menduar rasti i tërë dhe i koordinuar me qëllim të shkaktohet frikë tek qytetarët në vend dhe të prishet rendi kushtetues. Sipas prokurores veprën e kanë kryer disa grupe me role të ndara.

Fillimi ka të bëj me thirrjen telefonike në ora 14:39 minuta, në të njëjtën ditë. Numri i telefonit është i shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, i dhënë për përdorim truprojës së ish kryeministrit Nikola Gruevski, Blagoja Vasilevski.

Ai është lajmëruar tek vëllai i tij, Aleksandar Vasilevski- ninxha, i cili sipas prokurorisë pastaj organizon një grup prej 68 personave, që më vonë e udhëheqin inkursionin në Kuvend. Truproja i ish kryeministrit edhe pse i përmendur me emër në gjykatë, tani për tani nuk është i akuzuar, ndërsa prokurorja nuk deshi të zbulojë se cili është nismëtari i rastit të tërë.

Edhe grupet tjera përveç atij të Vasilevskit kanë pasur role të ndara. Sipas prokurorisë organizatorët e protestave para kuvendit e kanë ashpërsuar atmosferën tek turma. Dëshmitë kanë treguar se një pjesë e deputetëve i kanë hapur dyert e Kuvendit që grupi i ninxhas dhe demonstrues tjerë të hyjnë në Kuvend, ndërsa deputetët tjerë e kanë orientuar turmën nëpër korridoret e Kuvendit.

Sigurimi i Kuvendit dhe policia në krye me ish drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov me qëllim nuk kanë ndërmarrë asgjë e as që kanë dërguar përforcim deri sa ka zgjatur sulmi mbi deputetët dhe personat tjerë në Parlament, pohojnë nga prokuroria. Të rrallë kanë qenë ata që së paku kanë tentuar në mënyrë profesioniste t’i kryejnë detyrat.

Në fjalët hyrëse të një pjese të avokatëve të të akuzuarve, kishte mundësi të dëgjohen një pjesë e argumenteve të mbrojtjes. Ata që kishin mundësi ta prezantojnë teorinë e tyre të rastit, njoftuan se do të dëshmojnë se nuk ka asnjë paramendim në veprimin e klientëve të tyre.

Me fjalë tjera veprimet që i kanë ndërmarrë të akuzuarit në asnjë mënyrë nuk kanë pasur as paramendim e as që kanë pasur për qëllim të shkaktojnë frikë tek popullata ose prishje të rendit kushtetues, siç i akuzon prokuroria. Jashtë gjykatës megjithatë nuk dhanë deklarata.

Për inkursionin në Kuvend më 27 prill tani për tani janë akuzuar 33 persona, shumica për cenim terrorist të rendit kushtetues. Seanca e sotme e parë filloi me surle dhe lodra, që i sollën rreth 100 qytetarë, që kishin ardhur të shprehin mbështetje për të akuzuarit.

Marketing