Ballina Lajme Maqedoni “27 prilli”, Sela vizitoi Abdulfeta Alimin në burg

“27 prilli”, Sela vizitoi Abdulfeta Alimin në burg

Me rastin e 27 prillit – ditës që shënon në kujtesën e opinionit vendor dhunën në kuvend në ditën e njëjtë të vitit 2017, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka vizituar në burgun e Idrizovës Abdyl Feta Alimin.

Marketing

Sela tha se personi që i ka shpëtuar jetën atë natë aktualisht ndodhet në burg, derisa ka shumë fajtorë që janë jashtë grilave.

“Edhe 27 prilli kishte dozën e turpërimit tim, edhe burgosja e Fetait u bë me qëllim që të ndihem i turpëruar. Mua më vret ndërgjegjja që sot Fetai gjendet këtu, ndërsa ata të cilët e kanë inskenuar këtë çështje, ata që ishin ministra më 27 prill atyre duhet t’ju vijë turp realisht. Më ka kërkuar që të qëndroj i fortë, sepse ai qëndron i fortë dhe të vazhdojmë rrugëtimin që e kemi nisur. Po bëhen katër vite dhe ka shumë të panjohura, si: Ministri i punëve të brendshme i asaj kohe, Agim Nuhiu, vazhdon të gëzojë pozicione shtetërore, njerëzit të cilët i hapën dyert u amnistuan, organizatorët e 27 prillit po ashtu u amnistuan dhe nuk iu mor imuniteti?”,- tha kryetari i ASh-së, Zijadin Sela.

Sela njëherit i bëri thirrje lideri të BDI-së, Ali Ahmetit, të tregojë se kush është personi nga radhët e kësaj partie i cili e ka informuar Nikolla Gruevskin se atë ditë do të zgjidhet kryetar i Kuvendit, e që po përmendet në seancat gjyqësore.

Exit mobile version