Ballina Lajme Maqedoni Banka Botërore: Në RMV rritje ekonomike prej 3.5%

Banka Botërore: Në RMV rritje ekonomike prej 3.5%

Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike prej 3.5% në Maqedoni e Veriut në tremujorin e parë të vitit 2022. Raporti i fundit i BB mbi Ballkanin Perëndimor tregon se borxhi publik i vendit ka arritur 60% të bruto prodhimeve vendore dhe pritet të vazhdojë të rritet, por me një ritëm më të ngadaltë se vitin e kaluar, pasi ekonomia është në rrugën e duhur.

Marketing

Nga Banka Botërore theksojnë se ka ende rreziqe negative, sepse pandemia është e pranishme dhe do të mbetet më gjatë nëse vaksinimi nuk përshpejtohet. BB vlerëson se reagimi i Qeverisë ishte me kohë dhe se masat e qeverisë për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët kanë zbutur ndikimin e krizës, por rekomandohet që të vazhdojë mbështetjen vetëm ndaj sektorëve që kanë më shumë nevojë, sepse shteti nuk ka më burime të pakufizuara financiare dhe nga ana tjetër rimëkëmbja në sektorë të caktuar tashmë është e dukshme.

“Duhet të ruhet një nivel i caktuar i drejtësisë në shpërndarjen e fondeve. Duhet të vendoset një ekuilibër midis mbështetjes së ofruar dhe monitorimit të kujdesshëm të rimëkëmbjes së aktiviteteve të caktuara, si dhe menaxhimit të njëkohshëm të efekteve afatshkurtra të pandemisë.”,- theksoi Sanja Madzarevic nga Banka Botërore.

Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në RMV, Massimiliano Paolci, thotë se burimet e sistemit shëndetësor mbeten çështje kryesore për vendin.

“Politika duhet të përqendrohet në mënyrë rigoroze në luftimin e pandemisë, kufizimin e sëmundjeve shoqërore dhe nxitjen e rimëkëmbjes. Në Maqedoninë e Veriut, sigurimi i burimeve të përshtatshme në sistemin shëndetësor do të mbetet thelbësor për të mundësuar prokurimin dhe vendosjen e shpejtë të vaksinave, testimeve, terapive, pajisjeve personale mbrojtëse, por gjithashtu për të garantuar shtrimin në spital të pacientëve me sëmundje kritike. Banka Botërore ofron mbështetje në këtë fushë.”,- tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në RMV, Massimiliano Paolci.

Sipas Bankës Botërore, rimëkëmbja është më e ngadaltë se sa pritej, ndoshta për shkak të valëve të dyta dhe të treta të epidemisë. Në periudhën e ardhshme nuk pritet vazhdimi i presionit aktual të çmimeve, gjë që vërehet në produktet ushqimore, karakteristikë edhe për vendet evropiane rritja më e lartë këtë vit pritet në Malin e Zi me 7.1% dhe më e ulëta në Bosnjë dhe Hercegovinë me 2.8 %.

Kosova parashikohet të shënojë rritje prej 4%, Shqipëria 4.4% dhe Serbia 5%.

Exit mobile version