“27 prilli”, sot dëgjohen dëshmitarët e të akuzuarit Bogdan Ilievski-Betmen

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatë Penale me dëgjimin e pesë dëshmitarëve e të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievski “Betmen”.

Marketing

Sipas njoftimeve nga kryetarja e Këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska, pritet që sot të mbarojë dëgjimi i dëshmitarëve kurse nesër Prokuroria do të vazhdojë me dëshmitë shtesë ndërsa nga java e ardhshme të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre do të fillojnë më fjalët e tyre përfundimtare.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën penale “nxitje”. Kurse me miratimin e draft-ligjit për amnisti, organi akuzës obligohet të tërhiqet nga akuza në fuqi dhe të ngrit akuza të reja për personat mbi të cilët ekzistojnë dyshime për përfshirje në vepra penale që nuk parashikohen me këtë ligj.