“27 Prilli”, Trajkovski: Veljanoski urdhëroi hapjen e dyerve të Kuvendit

“Trajko Veljanovki dha urdhër për tu hapur dyert e Kuvendit në ngjarjet e dhunshme të ndodhura më 27 prill të vitit 2017”, kështu e nisi rrëfimin i akuzuari Vllatko Trajkovski, në fjalën e tij përfundimtare, në sallën e Gjykatës Penale.

Marketing

Ai tha se po të mos hapeshin dyert e Kuvendit nga deputetet e amnistuar Krsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski ne nuk do të akuzoheshim për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues.
Pas tij do të thonë fjalën përfundimtare edhe tre të akuzuarit e fundit, përkatësisht Vilijam Mihajlovski, Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Nikolla Mitrevski-Kolo.

Lënda gjyqësorë “27 Prilli” është në fazën e thënieve të fjalëve përfundimtare të katër nga 18 të akuzuarve. Kurse, 15 të akuzuarit e tjerë, në mesin e të cilëve edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së janë amnistuar.