270 vëzhgues do të monitorojnë referendumin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot ka pasur takim me ambasadorin Jan Petersen, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR të cilin e ka informuar se si kjo organizatë ndërkombëtare do të ndjek referendumin në 30 shtator këtë vit.

Marketing

Ambasadori Petersen siç ka njoftuar MPJ ka përcjell informacionet bazë për këtë mision të OSBE/ODIHR dhe ka informuar edhe për aktivitetet e planifikuara të Misionit vëzhgues në periudhën deri në referendum dhe ditës së deklarimit, që konform rekomandimeve të Misionit për vlerësimin e nevojave të ODIHR-it do të duhet të numërojë rreth 270 vëzhgues.

Dimitrovi ka shprehur kënaqësinë nga pranimi i ftesës- ODIHR të dërgojë misionin vëzhgues për referendumin në Maqedoni. Ka theksuar rëndësinë historike të proceseve aktuale si dhe mundësisë qytetarët përmes këtij akti demokratik të shprehin vullnetin e tyre që siç tha “është me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit dhe përcaktimet e saja strategjike të integrimit në NATO dhe BE dhe stabilitetit politik në rajon”.

Ministri Dimitrov ka riafirmuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e bashkëpunimit me ODIHR-in, në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor tek ne, që kontribuon në arritjen e standardeve të kërkuara evropiane, me rëndësi për përshpejtimin re procesit të integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Ndryshe, OSBE/ODIHR sot do të mbajë pres konferencë ku do të informojë për vëzhgimin e referendumit të ardhshëm.

Marketing