Një 28-vjeçare është bërë personi i parë në botë, sytë e së cilës janë infektuar nga një krimb, që është parë më para vetëm te bagëtitë.
Abbey Beckley po punonte në një anije peshkimi në Alaska në verën e vitit 2016, kur ajo ndjeu diçka në qepallën e saj pas dy javëve në udhëtim.
Kur ajo u kthye në breg pas pesë ditëve u përpoq të gërmonte atë që gjendej nën qepallën e saj, duke supozuar se është një qerpik por zbuloi një krimb të gjallë.
Duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo nxorri edhe katër krimba të tjerë por nuk kishte asnjë ide se çfarë mund të ishin.
Përfundimisht ajo u transferua tek një specialist i syrit në Portland, i cili dërgoi mostrat në Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke arritur në përfudnimin se ajo ishte prekur nga Thelazia gulosa, një parazit që nuk është parë kurrë te njerëzit i cili përhapet nga mizat që ushqehen me lubrifikim me sy.
Rastet e mëparshme të infeksioneve të tilla të krimbave në sy janë raportuar në mbarë botën, kryesisht në Evropë dhe Azi dhe në komunitetet rurale që janë në kontakt me kafshët dhe me standarde të ulëta të jetesës, thanë studiuesit.
Krimbat e syve gjenden në një shumëllojshmëri të kafshëve duke përfshirë qen, mace dhe disa mishngrënës të egër.
Shiko Fotot:
Shiko Videon: