29 aksidente trafiku në Shkup, një motoçiklist e ka humbur jetën

Një drejtuesi i motoçikletës e ka humbur jetën, tre persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 14 lëndime më të lehta në gjithsej 29 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 12 prej aksidenteve rrugore janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Marketing

Sipas raportit policor të SPB Shkup, 253 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 112 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni, prej të cilëve 50 për shkak drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, 52 pa marrë patentë shoferi dhe 10 shoferë fillestarë.

Nga policia e trafikut janë përjashtuar 57 automjete prej këtyre një ka pasur probleme teknike, ndërsa 56 kanë qenë të paregjistruara.

Në mënyrë të parregullt janë parkuar 156 automjete, ndërsa karrotreci i ka larguar 104 automjete.