29-vjeçari shqiptar i infektuar me COVID-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 3-të i spitalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Marketing

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë rreth orës 04:30 një i ri është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 29 vjeçari trajtohej në këtë spital pasi ishte pozitiv me Covid-19.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.