3 E TEPOSHTË

Anita Latifi

Disa mike të mia e disa zonja që i njoh, këto ditë publikuan lajmin se janë pjesë e listave për deputetë/e.

Marketing

Asnjërës nuk ia urova. Prita publikim e plotë të listave për të rikonfirmu se barazia gjinore e meritokracia janë vetëm floskula që i përdorin partitë kur duan të tregojnë sa europiane janë a sa ndryshe janë. As Evropë as ndryshim shoh në vendin (lexo:numrin) që i është dhënë gruas. Të mos ishte obligim ligjor as aty nuk do të ishte, do të mbushej lista fund e krye me burra që quhen “ka kaq vota”, “di ta punoje terrenin”, “na duhet në atë zonë”… (Pak rëndësi ka ç’do bëjnë ata në foltoren e kuvendit.) Partitë shqiptare krahasuar me të kaluarën kanë mësuar të jenë në hap me kohën vetëm sa i përket PR-it (jo si cilësi, po si sasi) dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale për këto qëllime e sa i përket barazisë gjinore – ajo do të vazhdojë të jetë në listë të pritjes së europianizimit dhe ndryshimit të mendësisë së atyre që bëjnë politikën, bashkë me shumë çështje të tjera. Deri atëherë duhet të kënaqemi me faktin sa mirë partitë tona lëvrojnë tik tokun. Me rëndësi tik tokun ta kemi numër 1 e gratë mund të jenë 3, 6 e teposht. (Me përjashtimin e vetëm: në zonën 5 – opozita na ka nderu me kandidate grua një numër më lart).

Diana, Fatmire, Hatixhe, Ilire, Merita, Merlinda, Nafie, Saranda, Teuta, Valbona, Yllka suksese!

Uroj që ju të luftoni që në listat e ardhshme të mos jeni emri/numri i detyrueshëm, bile uroj të luftoni për lista të hapura e të vendos votuesi se ku e keni vendin e jo akcionarët mashkullor partiak!

Marketing