3 migrantë të paligjshëm nga Sudani kapen brenda kamionit të mallrave!
Drejtoria e Doganave: Tre migrantë të paligjshëm nga Sudani u gjetën gjatë kontrollit të një kamioni me mallra të deklaruara për zhdoganim importi
Doganierët e Zyrës Doganore Shkupi 1 pranë Njësisë doganore të Shkupit gjetën tre migrantë të paligjshëm nga Sudani gjatë një kontrolli të detajuar të mallrave të deklaruara për zhdoganim importi. Mallrat, me origjinë nga Kina, u ngarkuan në portin e Selanikut, pas së cilës kamioni u vulos me një vulë greke. Tre individët, shtetas të Sudanit, e grisën kabllon në pjesën e përparme të ngarkesës së kamionit dhe u fshehën midis kutive.
Ky është rasti i katërt i migrantëve të paligjshëm të zbuluar në tre muajt e fundit, gjë që tregon qartë përpjekjet e Doganës për të mbrojtur shtetin. Migrantët janë dorëzuar në Ministrinë për Punë të Brendshme. / Aktuale.mk
