3 mijë euro nga shteti nëse doni të bleni veturë të re, kjo është masa e re në Maqedoni

Nëse planifikoni të bleni veturë të re duhet të dorëzoni veturën e vjetër Euro 3 në njërin nga autosalonet dhe në parkingjet që shesin vetura dhe të merrni një veturë me standardin së paku Euro 5. E për këtë Qeveria ju jep 3 mijë euro.

Marketing

Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, vlera e automjeteve që do të subvencionohen nga shtetit nuk duhet të jetë më e lartë se 12 mijë euro.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi për Alsat-M se përveç nga sallonet, makinat e vjetra qytetarët mund t’i zëvendësojnë edhe në pikat tjera të shitjes., por ato që do të subvencionohen nga shtetit duhet të kenë së paku standardin ekologjik 5.