Pagjumësia apo siç njihet në gjuhën mjekësore insomnia është duke u bërë diçka e zakonshme.Është e vështirë ta trajtoni pagjumësinë por është e lehtë të kuptohen shkaktarët e problemeve me gjumë, në mënyrë që t’i parandaloni ato.
Nëse keni probleme me gjumë, atëherë ky artikull është për ju. Ka shumë njerëz që përballen me këtë, raporton “Natural Soultion Magazine”, transmeton lajmi.net.
Këtu janë disa nga shkaktarët që ju shkaktojnë këtë problem.
Konsumimi i kafeinës në fund të ditës
Njerëzit të cilët pinë kafe, qaje apo edhe pije energjike në fund të ditës kanë problem me gjumin.
Është e vërtetuar se kafeina rrit energjinë në tru dhe është një stimulant aktiv për ta zgjuar dikë. Kjo është arsyeja se pse njerëzit konsumojnë këto pijë në fillim të ditës. Kafeina hynë në gjak vetëm pas 10 minuta të konsumimit ndërsa absorbohet në trup në 40-45 minuta.
Nëse keni konsumuar kafeinë gjatë mesit apo fundit të ditës ju do të keni probleme me gjumë, prandaj këtë shprehi duhet ta largoni nëse dëshironi të flini.
Përdorimi i tepërt i paisjeve elektrike
Përdorimi i paisjeve elektrike para gjumit, zvogëlon gjumin dhe kualitetin e tij. Është një hormon në trup i cili quhet melatoni që kontrollohet nga ekspozimi i dritës. Ky hormon po ashtu është përgjegjës i kohës dhe kualitetit të gjumit. Rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit.
Kur është errësirë dhe pa ekspozim të dritë, më shumë melatonin prodhohet dhe e bënë një person me më shumë gjumë.
Kur kemi ekspozim ndaj dritë, më pak melantonin prodhohet duke na bërë që mos të kemi gjumë.
Të hamë ushqim vonë dhe të rëndë
Një ushqim i rëndë ndërprenë gjumin. Rekomandohet që të hani ushqim të paktën 3 orë para se të flini. Hapësira 3 orësh midis ushqimit dhe gjumit lejon tretjen e ushqimit në stomak. Kur ushqimi është tretet ju nuk do të përjetoni pagjumësi.