Tre persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre dhe një 13-vjeçar pas një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkiv mëngjesin e sotme.
Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Synehubov përmes një postimi në telegram, raporton CNN.
Ndërkohë, ai u bëri thirrje njerëzve të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme.
“Fatkeqësisht, 3 persona, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i bombardimeve këtë mëngjes në lagjen Saltivsky të Kharkivit. Ndërsa një grua 72-vjeçare ka mbetur e plagosur”, thuhet në postimin e tij në Telegram.