3 viktima nga të shtënat me armë zjarri pak orë para nisjes së Botërorit për femra

Tre persona kanë humbur jetën në Aukland të Zelandës së Re, pas të shtënave me armë zjarri vetëm disa orë para se të nisë Kupa e Botës në futboll për femra.

Marketing

Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën dhe personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit në një kantier ndërtimi, në zonën qendrore të biznesit.

Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk po shihej si një akt terrorist.

Sakaq, turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, tha ai.

FIFA nga ana e saj shprehu “ngushëllimet më të thella” për familjet e viktimave dhe tha se ishte në komunikim me autoritetet e Zelandës së Re.