3-vjeçarja në gjendje të rëndë, pasi luajti me këtë lodër

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

Marketing

Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi fitoi një alergji nga një kuti kozmetike për fëmijë të cilën e kishin blerë për të.

Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pas vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.

Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve, transmeton Gazeta Express.

Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes reagoi në mënyrën më të tmerrshme. Ajo shkroi në Facebook:

Po e bëj këtë postim sepse mendoj se është shumë e rëndësishme t’ua kujtoj prindërve se duhet të kenë shumë kujdes se me çfarë i lejojmë fëmijët tanë të luajnë. Mua dhe Tonit kjo na i hapi sytë dhe tani do të jemi më të kujdesshëm në atë se çfarë është e mirë dhe e keqe.

Rreth 8 ditë më parë ne blemë këtë kuti kozmetike nga Family Dollar këtu në qytet… Duke menduar se nuk është e dëmshme… helmuese… ne kurrë nuk menduam se pasi kaluam gjithë ditën duke aplikuar atë në sytë dhe buzët e saj, ankthi ynë më i tmerrshëm do të bëhej realitet.

Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t’i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u monituruar.

3-vjeçarja nuk mund të hante për ditë të tëra dhe u desh të trajtohej për më shumë se një javë, derisa u shërua plotësisht. Sipas postimit të Kylie, kozmetika për fëmijë që ajo e bleu përmbante gjashtë përbërës të njohur kimik që shkaktojnë alergji tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

 

Marketing