Zoran Milevski – Kiçeec shpallet fajtorë dhe dënohet me 3 vjet burg. Këtu, sipas aktvendimit do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Më këtë rast është marrë parasysh se Milevski ka pranuar fajin dhe se më parë nuk ka qenë i dënuar dhe është baba i 5 fëmijëve të moshës së mitur.Ndërkohë pala mbrojtëse kërkoi që të hiqet masa e arrestit shtëpiak, pasi siç u shpreh avokati Aleksandar Novakovski ai ka pranuar fajin dhe deri më tani ka bashkëpunuar me gjykatën dhe prokurorin publik dhe çdoherë ka qen i kapshëm për prokurorinë. Novakovski heqjen e arrestit shtëpiak e kërkoi për shkak të gjendjes shëndetësore të Milevskit dhe kujdesin ndaj familjes së tij.
Kërkesa e mbrojtjes u hodh poshtë nga trupi gjykues i cili vendosi që Zoran Milevskit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në hyrjen në fuqi të aktvendimit të sotëm.