30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së

Gjykata Penale – Shkup vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, përcjell TV21. Flet-arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale. Ramadani do të dërgohet në burgun e Shutkës.

Marketing

Kujtojmë se Blerim Ramadani është ndaluar dje nga Policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka konfirmuar arrestimin duke treguar se dje në vendkalimin kufitar Jazhincë është ndaluar një 47-vjeçar shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli i Serbisë.

Përndyshe Blerim Ramadani është ish-ushtar i Zonës Operative të Nerodimes, ndërsa ishte arrestuar sipas fletarrestit nga Serbia.

Marketing