Gjykatësi i procedurës paraprake ka caktuar 30 ditë paraburgim për Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Janeva ka të drejtë të ankimoj vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.
Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.
Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.