Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 39 persona në të gjithë vendin që nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, dhe 30 prej tyre janë arrestuar, 9 të tjerë u janë marrë të dhënat dhe do të ndiqen penalisht.
Po ashtu, në lidhje me masën për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse, janë regjistruar 28 persona që e kanë shkelur këtë masë.
Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, 196 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 24 persona kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim.