30 vjet pavarësi, Biden uron RMV-në: SHBA-të mbështetës të paluhatshëm e të fuqishëm

TOPSHOT - US President Joe Biden speaks before signing executive orders on health care, in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on January 28, 2021. - The orders include reopening enrollment in the federal Affordable Care Act. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë i ka dërguar një telegram urimi, Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski.

Marketing

“I respektuari z. President,

Në emër të popullit amerikan, uroj ditën e pavarësisë së RMV-së. Duke shënuar këtë rast, ne gjithashtu shënojmë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve tona. Vendet tona i bashkojnë lidhjet familjare dhe historike, si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe përkushtimit për të drejtat e njeriut. Partneriteti ynë do të vazhdojë të jetë në dobi të popujve tanë edhe në vitet që vijnë.

Me krenari, vitin e kaluar, e përshëndetëm RMV-në si aleatja e 30-të e NATO-s, duke pranuar se veni juaj ka dhënë një kontribut vital për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, shumë herët para se të kycet në Aleancë.

Ju falënderojmë që këtë vit ishit nikoqir të stërvitjeve shumëkombëshe “Goditje e vendosur 21” në Qendrën për manovra ushtarake në Krivolak dhe që sërish i dëshmuat kapacitetet udhëheqëse dhe gatishmërinë e RMV-së.

Sikurse vendi juaj vazhdon të përparojë – rritja e prosperitetit për qytetarët Tuaj, përmirësimi i sundimit të së drejtës, përforcimi i institucioneve Tuaja demokratike, SHBA-të mbeten mbështetës tuaj të paluhathëm e të fuqishëm.

Me padurim pes të bashkëpunojmë me RMV-në në rrugën e zbatimit të reformave që do të sigurojnë të ardhmen evropiane të vendit Tuaj, duke llogaritur edhe aderimin në BE.

Ju dëshiroj Ditë të sigurtë e të lumtur të Pavarësisë dhe Ju falënderoj për miqësinë Tuaj shumëvjecare.

Me respekt, Xhozef R. Bajden –junior .

Marketing