Ahmeti: Ndërtojmë projekte kapitale që do u mbesin trashëgimi gjeneratave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka marrë
pjesë në përurimin e rrugës së rekonstruar në vendbanimin Bojanë të
komunës së Sarajit.

Marketing

Ky projekt i rekonstruimit të rrugës në gjatësi prej 5 km, 2 km
kanalizim fekal, 2 km kanalizim atmosferik, trotoare në gjatësi prej 3.5
km si dhe murr mbajtës në gjatësi prej 700 m, ka kushtuar në gjithësej
83.851.201 denarë.

“Të nderuar banorë të komunës së Sarajit, i nderuar kryeministër,
kryetar i Komunës së Sarajit, kryetar i qytetit të Shkupit. Rrugët,
urat, janë simbolikë e madhe sepse i lidhin njerëzit, bëjnë lidhje
gjeneratash. Vendi ynë ka nevojë për infrastrukturë, infrastrukturë
moderne dhe kjo rrugë i ngjan këtij modernizimi. Rrugët na bashkuan edhe
në këtë koalicion, urat na bashkuan edhe në këtë koalicion sepse rrugët
ishin të përbashkëta”, ka thënë para të pranishmëve sot në Bojanë,
kryetari Ahmeti.

Sipas kryetarit Ahmeti, rruga jonë e përbashkët ka qenë të ndërtojmë
infrastrukturë që na bashkon dhe na afron me Europën, sukseset as sot as
nesër nuk do të mungojnë nga këto ura e nga këta rrugë.

“Rruga jonë e pa alternativë ka qenë NATO, rruga jonë ka qenë Bashkimi
Europian, rruga jonë e përbashkët ka qenë të ndërtojmë infrastrukturë që
na bashkon dhe na afron me Europën, prandaj sukseset as sot as nesër nuk
do të mungojnë nga këto ura që janë bërë, nga këta rrugë që janë shtruar
që të na afrojnë sa ma afër me Europën, të na afrojnë sa më afër me
sundimin e ligjit, me shtetin ligjor, me të gjitha idetë përparimtare
për të patur një shtet sa më funksional dhe sa më parë të pranuar në
Europë. Rrofshi e qofshi dhe gjithmonë të takohemi për vepra të mira,
vepra kapitale që do u mbesin trashëgimi gjeneratave”, ka thënë për fund
kryetari Ahmeti.

Marketing