Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës mbrëmë ka ndërruar jetë një 31-vjeçare pas lindjes, konfirmojnë sot nga MPB-ja, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës dhe Prokuroria Publike.
Nga SPB Kumanovë bëjnë të ditur se mbrëmë në ora 21:35, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës ka raportuar se në Repartin e Gjinekologjisë të ka ndërruar jetë një 31 vjeçare pas lindjes nga Kumanova.
Kontrollin në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi nga SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
Gjatë ditës priten informacione shtesë.