Ballina Lajme Botë 32 vjeçari nga Irani planifikoi sulm me kimikate në Gjermani, arrestohet nga...

32 vjeçari nga Irani planifikoi sulm me kimikate në Gjermani, arrestohet nga policia

Një iranian 32 vjeçar është arrestuar në veriperëndim të Dormundit në orët e para të së dielës, nën dyshimin se po planifikonte një sulm me kimikate vdekjeprurëse, të motivuar nga ekstremizmi islamik.

Marketing

Sipas zyrtarëve gjerman, informacioni për komplotin e supozuar erdhi nga një agjenci aleate e inteligjencës.

Specialistë të veshur me kostume kundër kontaminimit morën prova në vendin ku banonte iraniani.

Mirëpo, sipas prokurorit Holger Heming, aty nuk gjetën substanca toksike si Cianid e Ricin.

Në këtë aksion të policisë gjermane, u arrestua edhe një burrë tjetër, i cili dyshohet të jetë vëllai i 32-vjeçarit.

Exit mobile version