Ballina Sport Nuk ka fitues në derbin italian, Milan dhe Roma ndajnë pikët

Nuk ka fitues në derbin italian, Milan dhe Roma ndajnë pikët

Ka përfunduar derbin italian.
Milani dhe Roma janë ndarë baras, pasi ndeshja u mbyll 2:2, shkruan lajmi.net.

Marketing

Në ‘San Siro’ u zhvillua një ndeshje e mirë, por e dominuar nga Milani.

Ata krijuan rastet e tyre me Olivier Giroud dhe Rafael Leao, por nuk arritën të realizojnë.

Po rridhte minuta e 30’ kur pas një tollovie në zonën e Romës shënoi Milani.

Ishte Pierre Kalulu që shfrytëzoi mundësinë dhe i dha epërsinë kampionit italian.

Në anën tjetër romakët nuk ishin të rrezikshëm për ‘Rossoneri’.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të kampionit në fuqi.

Edhe pjesa e dytë ishte në anë të Milanit.

Pas një kundërsulmi ishte Tommaso Pobega që shëno dhe dyfishoi epërsinë.

Roma më pas nuk u dorëzuan dhe arritën të barazjnë rezultatin

Fillimisht në minutën e 87’ pas një rivënie nga këndi realizoi Roger Ibanez.

Kurse në minutat shtesë ishte Tammy Abraham që e çoi rezultatin në 2:2.

Pas këtij barazimi Milani bie në pozitën e tretë me 37 pikë gjithsej.

Kurse, Roma pozicionohen në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Exit mobile version