32 vjet nga pavarësia. Ku ka mbërri diplomacia e vendit

?

Marketing

Maqedonia e Veriut nga janari i këtij viti nisi kryesimin e OSBE-së, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë. Apo siç dinë të thotë kryediplomati hungarez, Sijarto: OSBE është organizata e vetme pas OKB-së, që mund të mundësoje komunikim midis Lindjes dhe Perëndimit, me qëllim që të arrihet paqja.

1.

Kryediplomati i vendit Bujar Osmani në paraqitjet e tij ka konfirmuar se kryesimi me OSBE-në po ballafaqohet me sfida të mëdha, marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë, por që si kryesues ka realizuar atë që është planifikuar deri më tash. Por, pa u fokusuar shumë në raportet se çfarë thonë nga MPJ se kanë bërë me kryesimin, kujtojmë qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për kryesuesin Bujar Osmani dhe kryesimin e OSBE-së në përgjithësi.

Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken: “Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”

Melani Zholi, Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë: “OSBE-ja është organizatë shumë e rëndësishme dhe ky moment në të cilin ju kryesoni OSBE-në është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të cilin dua t’ju falënderoj personalisht Bujar para gjithë publikut, sepse e di që jeni duke bërë një punë të vështirë, të jesh Kryesues i OSBE-së në këtë moment është detyrë mjaft e ndërlikuar dhe ju falënderoj për udhëheqjen tuaj”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg: “Si vend nikoqir i OSBE-së, Austria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur Kryesuesin në këto kohë të vështira dhe më duhet të them Bujar Osmani, puna juaj është e shkëlqyer, e juaja dhe e ekipit tuaj, pikërisht në këto kohë të vështira”.

Kryediplomati çek, Lipavski: “Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut dhe personalisht ministrin Osmani për kryesimin e suksesshëm të OSBE-së”

2.

Dhe, jo vetëm OSBE është platformë ndërkombëtare me të cilën udhëheq vendi. Maqedonia e Veriut për momentin po udhëheq edhe me A5 dhe PBEJL- duke marrë kështu rol ndryshe në skenën ndërkombëtare, të pa realizuar deri më tash.

Roli ndryshe ka bërë që kryediplomati shqiptar i Maqedonisë me lehtësi te merr iniciativa dobiprurëse në rajon dhe jo vetëm.

Iniciativa 8- lidhja e transportit dhe energjisë përgjatë Korridorit 8-të që do të shërbejë si një platformë politike që do të sigurojë nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe intensifikimin e shkëmbimeve politike, ekonomike, të sigurisë, kulturore dhe sociale midis Maqedonisë së Veriut, Italisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.
QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Gjithashtu, nismë e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

““Pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, por edhe më gjerë me pozitat dhe vlerat e botës demokratike, u kthye në një nga prioritetet më të rëndësishme të vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, por edhe si mesazh i qartë se ku përkasin këto vende”, pati deklaruar ministri, Osmani

B6- Format “B6” i takimeve të Ministrave për Punët e Jashtme nga rajoni, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve mes vendeve në fushën e integrimeve evropiane dhe sferat tjera të interesit të përbashkët.

“Që të mund të shfrytëzojnë përfitimet nga dialogu i përforcuar politik midis BE-së dhe BP-së, duhet të intensifikojmë koordinimin mes nesh për fushat e interesit të ndërsjell”, theksonte Osmani.

3.

Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është një konfirmim i madh i miqësisë dhe gatishmërisë reciproke për avancimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët janë partnerë strategjikë për thuajse 15 vite.

Sipas të parit të diplomacisë, Osmani: “Dialogu Strategjik është pikë kthese dhe hap përpara, 30 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, pas 15 vitesh partneritet strategjik dhe 3 vjet aleancë të fuqishme në NATO”

4.

Forumi i Prespës për Dialog është bërë tashmë një brend i njohur me të cilin njihet vendi. Forumi i cili u realizua për herë të tretë këtë vit, është dëshmi për përpjekjen dhe përkushtimin e vendit dhe diplomacisë në promovimin e dialogut, besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit, të cilat janë elemente kyçe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe paraqesin gur themel për paqen dhe sigurinë afatgjate.

5.

Ëndrra e kahmotshme BE

Ministri aktual i Punëve të Jashtme Bujar Osmani insiston për më shumë integrim përpara vetë anëtarësimit në BE. “Një Evropë prosperuese dhe e unifikuar në paqe mund të arrihet vetëm me një Ballkan Perëndimor prosperues dhe të unifikuar në paqe. Në këtë kontekst, ky paraqet një rast të rrallë të interesit dukshëm të ndërsjellë si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Politikisht, ekonomikisht, kulturalisht, madje edhe gjeografikisht jemi pasagjerë në të njëjtën anije”, tha ministri Osmani në fjalimin e fundit në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës, organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar Menéndez Pelayo.

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka hapur bisedimet me BE-në dhe hapja e kapitujve është frenuar nga VMRO-DPMNE dhe mohimi i saj për të përfshirë në Kushtetutë edhe etnikume që nuk njihen nga Kushtetuta aktuale e vendit.

Marketing