Shënimi i festës shtetërore 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, do të mbahen disa ngjarje dhe aktivitete c

Marketing

Sot, 08.09.2023 (e premte), në kuadër të shënimit të 32 vjetorit nga shpallja e Pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në përbërje nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, do të vendosin lule të freskëta në vendpushimet e përjetshme të ish-presidentëve të vendit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Në orën 10:45, Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti së bashku me drejtorin e SPQ “8 Shtatori” dr. Hristijan Kostov, në SPQ “8 Shtatori”, do të marrin pjesë në prezantimin e pajisjeve dhe aparateve të reja, pas së cilës do të ketë deklarata për media.

Hyrja për ekipet mediatike bëhet nga bulevardi Ilinden pranë Qendrës Kardiovaskulare.

Lоkacioni

Shënimi i Ditës së Pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në zonën afër lokacionit “Guaca”, ku do të mbahen ushtrime demonstruese taktike të njësive të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe MPB-së. Në lokacionin “Guaca” është paraparë një program kulturo-artistik, në të cilin orkestra ushtarake e Armatës së Maqedonisë së Veriut, shoqatat kulturore dhe artistike, si dhe program për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj të cilët do të interpretojnë shfaqjen “Giga Mega Përrallë”, në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit (në bazë të motiveve të Sh. Pero).

Gjatë ditës, në të njëjtin lokacion, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e një sërë aktivitetesh sportive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport.

Në manifestimin në Parkun e Qytetit do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, në kuadër të shënimit të festës së Pavarësisë, nën moton “Lajmëtar i Lirisë”, në organizim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç manifestimeve të shumta të përshtatshme për qytetarët, nga ora 11:00, në të gjithë vendin do të nisë manifestimi kulturor “Ditë e hapur për qytetarët”, që mundëson hyrjen falas për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në të gjithë Republikën.

Të gjithë qytetarët e interesuar anembanë vendit do të kenë mundësinë të vizitojnë lokalitetet arkeologjike “Stobi”, “Heraklea”, “Bargala”, observatori megalitik “Kokino”, muzeu i Ohrit, muzetë dhe institucionet në Prilep, Manastir, Shtip dhe Strumicë, muzetë e Kumanovës, në Krushevë dhe Gjevgjeli, si dhe në Tetovë: Muzeu i Rajonit të Tetovës dhe Galeria e Arteve. Hyrja falas për qytetarët do të jetë edhe në Shtëpinë Përkujtimore të Todor Proeskit në Krushevë. Në Manastir qytetarët do të kenë mundësi për hyrje falas në Muzeun e Alfabetit Shqip si dhe në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut, në Kërçovë, në Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në LÇP, ndërsa në Strugë hyrja do të jetë falas në muzeun Dr. Nikolla Nezllobinski.

Në Shkup, do të jenë të hapur Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Qendra Konservative (Kisha Shën Spas).

Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, më 8 shtator në ora 12:00, kuarteti harqesh “Luj” nga “Ilija Nikolovski-Luj” nga Shkupi do të mbajë koncert në të cilin do të jenë vepra të Ravelit, Dvorzhák, Piazzolla dhe të tjerë. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin edhe ekspozitën e përkohshme “Themeli i shtetësisë”, kushtuar ngjarjeve kyçe të formimit të shtetit – Ilindeni 1903, Ilindeni 1944 dhe shpallja e Pavarësisë në 1991.

Festës i bashkohet edhe Opera dhe Baleti Nacional me një koncert të arieve të njohura operistike, i cili do të mbahet para Institucionit më 8 Shtator në orën 20:00.

Me rastin e festës së Pavarësisë, në Kinematekën e Maqedonisë së Veriut në orën 18:00 do të shfaqet një nga filmat dokumentar maqedonas më të vlerësuar, “Toka e Mjaltit”, me regji të Tamara Kotevskës dhe Ljubomir Stefanovit. Në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Shëruesi”, i cili është filmi i parë debutues artistik i regjisorit dhe skenaristit Gjorçe Stavreski.

Marketing