33.4 milion dollarë për kopshte dhe shërbime sociale nga Banka Botërore

Mjete për komunat për të ndërtuar kopshte të reja, për renovimin e objekteve ekzistuese dhe shëndrimi i objekteve ekzistuese në institucione për fëmijët parashkollorë, njohtuan nga ministria e financave. Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 33.4 milion dollarë, të cilën Banka Botërore gjatë takimeve pranverore në Uashington, shprehu interesim për financim theksoi zëvendes ministri i financave Shiret Elezi.

Marketing

Përveç ndërtimit dhe rikonstruimit të kopshteve, paratë nga huaja e Bankës Botërore do të përdoren për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve në institucionet parashkollore, për të përmirësuar programin arsimor dhe trajnimet e kuadrove. Gjithashtu, do të shpërndahen grante për shërbime të tjera sociale në nivel lokal.

Në vijim është Misioni i ekipës së Bankës Botërore për të vlerësuar projektin. Bisedimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe bankës duhet të fillojnë në fillim të korrikut. Në fund të shtatorit, projekti është planifikuar të miratohet nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore. Nënshkrimi i marrëveshjes duhet të bëhet në fund të vitit.

Siç vuri në dukje ministria e financave, hasen probleme të shumta në arsimin parashkollor. Numri i kopshteve është i pamjaftueshëm, kapacitetet janë më të vogla se nevoja, e njëjta si numri i punonjësve. Qeveria menjëherë kërkoi t’i tejkalonte këto probleme duke siguruar më shumë mjete në buxhet.

Fëmijët janë e ardhmja jonë. Duke investuar në zhvillimin e tyre që nga mosha parashkollore, ne kontribuojmë në prosperitetin e ardhshëm të vendit, duke u fokusuar në përmirësimin e përfshirjes së fëmijëve në kopshte, që është përmirësimi i kapaciteteve hapësinore dhe të personelit.

Ministria e financave vuri në dukje se në buxhetin vjetor ka më shumë fonde për bllok dotacionet për kopshte ose rreth 1.6 miliardë denarë. Janë paraparë dhe mjete për 200 punësime të reja në kopshte si dhe rritje të rrogave për 5%, duke filluarë nga shtatorit i këtij viti. Në buxhetin e vitit 2018 ka 58 milionë denarë për ndërtimin dhe pajisjen e çerdheve dhe objekteve për mbrojtje sociale,  që janë nën menaxhimin e ministrisë për punë dhe politikë sociale.

Marketing