Një 33-vjeçar nga Haraçina, ka vdekur gjatë ditës së djeshme nga Covid-19.
Siç mëson TV21, 33-vjeçari nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkaq në Klinikën Infektive ka qenë i shtrirë që nga 15 marsi.
Në Klinikën Infektive, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe një 72-vjeçar nga Gjevgjelia, i cili në spital ishte shtrirë më 17 mars.
Se sa arrin numri i viktima në tërë territorin e shtetit gjatë 24 orëve të fundit, mbetet të shihet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.