349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në muajin gusht në vendet e BE-së

Në gusht 349 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, nga të cilat një e treta prej tyre janë persona qe i kanë përsëritur kërkesat e tyre pasi fillimisht ishin refuzuar, tregojnë të dhënat e fundit të zyrës Evropiane për azil. Edhe 919 qytetarë nga Maqedonia janë në pritje për përgjigje nga autoritetet e shteteve përkatëse.

Marketing

Në muajin korrik numri i kërkesave nga Maqedonia ishte 351 kurse në tetor 2017 ishte 505 persona.

Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Taxhikistani janë kërkueist më të mëdhenj të azilit pasi fillimisht atyre u është mohuar kërkesa e parë.

Më së paku azilkërkesa aprovohen për qytetyarët e Maqedoisë 1% dhe për moldavët me 0%, kurse për Gjeorgjia dhe Ganën aprovohen vendime për azil nga 2%.

Gjithsejt në muajin gusht kanë qenë 48,000 kërkesa për azil në BE, që është një rënie prej tetë mijë personash. Shkalla e aprovimit të aplikacioneve është 33 përqind. Kërkesat nga Siria, Jemeni, Etiopia dhe Palestina kanë shansin më të madh për t’u aprovuar.