MEPSO do të investojë 35 milion euro në linjë të re largpërçuese 400 kilovat që do ta lidh sistemin elektropërçues mes Maqedonisë dhe Shqipëri, si dhe një stacion të ri transformator në afërsi të Ohrit. Në këtë mënyrë, korridori i energjisë Lindje-Perëndim do të vihet në veprim të plotë, që do të thotë tranzit i energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë dhe Shqipërisë, deri në Itali.
Lidhja rajonale e sistemeve të përçimit të energjisë është një interes afatgjatë, strategjik për çdo shtet. Marrëdhëniet me fqinjët nënkuptojnë stabilitet elektroenergjetik, themeli i çdo ekonomie të prosperuar- deklaroi Eva Shukleva, Drejtore e Përgjithshme e MEPSO-s.