Ballina Lajme Maqedoni 36 ish-deputetë do të marrin rrogë nga 2000 euro në muaj   

36 ish-deputetë do të marrin rrogë nga 2000 euro në muaj   

Arben Ziberi, Vjollca Ademi, Bedri Fazliu, Snezhna Kaleska -Vançeva, Latife Shikovska, Enes Ibrahimi dhe Bastri Bajrami, janë shtatë ish-deputetët, të cilët do të marrin apanazh, pra edhe pse më nuk janë deputetë, këta do të marrin pagën e deputetit nga Kuvendi.

Marketing

Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet e miratoi këtë vendim me një votë “kundër”. U pranua edhe kërkesa për mjete shtesë financiare për pensionim të ish-deputetëve: Kolë Çarakçiev, Stojan Milanov dhe Panço Minov.

“Konstatoj se me një votë kundër, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e solli vendimin për marrjen e apanazhës. Deri te Komisioni është dorëzuar kërkesë për kompensim, për shkak të shkuarjes në pension dhe kjo e drejtë u garantohet me ligjin për deputet në nenin 31. Konstatoj se me një votë kundër edhe kjo kërkesë miratohet.”, – deklaroi kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjia Sajkoski.

Krahas këtyre shtatë deputetëve, Komisioni ka pranuar më parë kërkesën për apanazh edhe të 29 ish-deputetëve të tjerë.

Paga mesatare e një deputeti është pak mbi 100.000 denarë pa kompensime për stazh pune dhe pjesëmarrje në organet parlamentare. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh është më 28 qershor.

Komisioni miratoi edhe kërkesën e Arben Isakut, anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të marrë pagë pas largimit nga detyra.

Exit mobile version