Ballina Lajme Maqedoni Burhan Mustafa largohet nga Voska Sport

Burhan Mustafa largohet nga Voska Sport

Portieri Burhan Mustafa nuk do të jetë më pjesë e skuadrës, Voska Sport. Gardiani shkupjan është lojtari i radhës që largohet nga ekipi shqiptar i Ohrit, pasi para tij njoftuan largimin Fatjon Jusufi, Ardit Iljazi, Kostadin Zahov e disa të tjerë.

Marketing

Burhan Mustafa te Voska Sport u transferua verë e vitit 2023, ndërsa para kalimit në Ohër ishte pjesë e Brera Strumicës.

Shkupjani gjatë karrierës së tij ka mbrojtur portat e ekipeve si Gostivari, Rabotniçki, Boreci, Ferizaji, Shkupi, Euromilku, Drita e Bogovinës, dhe Milano e Kumanovës.

Mustafa pritet që gjatë këtij afatit kalimtar të verës të gjejë një ambient të ri, ku do ta vazhdoj karrierën e tij.

Exit mobile version