37 klube kërkuan shkarkimin e Pero Antiçit!?

Federata e Basketbollit të Maqedonisë së shpejti ndoshta do të ketë një president të ri, pasi zyrtarisht është dorëzuar nisma për shkarkimin e Antiçit me mbështetje të madhe nga 37 klube nënshkruese.

Iniciatorët tentuan ta realizojnë këtë edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por presidenti aktual nuk e përfshiu në rend dite pikën për (mos)besimin ndaj presidentit, për shkak të një neni në Statut që i garantonte dy vite të mandatit pas rizgjedhjes së tij në vitin 2023.

Ky afat prej dy vitesh përfundoi më 29 mars, pas çka sot zyrtarisht është dorëzuar kërkesë për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm, të cilin sipas akteve të FBM-së, Antiç është i detyruar ta thërrasë brenda 14 ditëve.

Pritet që në kuvendin e ardhshëm kandidati i vetëm për president të ri të jetë Mladen Gjurovski, i cili në fakt personalisht e ka dorëzuar iniciativën në shtëpinë e basketbollit.

Marketing