Më datë 27 Maj 2022 në ora 20.55 është raportuar se në Ohër në rrugën “Dame Gruev”, automjeti i pasagjerëve “Ford”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shoferi me inicialet T.T (38 vjeçar) nga Ohri, ka goditur një këmbësor të mitur poashtu nga Ohri.
Pasojat e aksidentit tek i mituri i kanë konstatuar mjekët në Spitalin e specializuar “Shën Erasmo” në Ohër, ku i aksidentuari ka rezultuar me lëndime të rënda.
Kontrolli në vendgjarjen e aksidentit është kryer nga ekipi inspektues nga Sektori për Punë të Brendshme – Ohër.