39-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten me çekiç, prej një jave mbante trupin në banesë

Një vrasje brutale ka ndodhur në Ampelokipi të Athinës.

Marketing

Sipas informacioneve, një burrë me origjinë shqiptare ka vrarë gruan e tij në Ampelokipi dhe ka lajmëruar policinë duke thënë se e ka vrarë dhe se e ka në papafingo prej një jave trupin e pajetë, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.

Vrasja ka ndodhur në rrugën Lakonias 19, në Ampelokipi. Burri thirri autoritetet për të shkuar në banesë dhe për të gjetur kufomën.

Detaje priten në vazhdim.

Marketing