3D Print Pajisjet Mjekësore, dhurojnë 50 vizirë në Galerinë Nacionale

smart

Bota është akoma nën rrethim e në pasiguri se sa do të zgjasë pandemia e virusit Covid – 19. Lajme të pakëndshme po përhapen vazhdimisht për pacientët dhe viktimat e kësaj sëmundjeje. Megjithatë, në tre muajt e fundit vazhdimisht po lexojmë për aktet heroike të një ekipi të vogël, pra, disa entuziastë, që dëshmuan se çfarë do të thotë humaniteti, duke mbështetur ata që janë në nevojë në momentet më të vështira, duke ofruar mbrojtje personale dhe kujdes për shëndetin personal dhe kujdes për shëndetin e përgjithshëm publik.

Marketing

Para së gjithash, përparësia e tyre ishin punonjësit e shëndetësisë, çdonjëri nga ata, pastaj pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, zjarrfikësit dhe shumë të tjerë që ishin në listën e përparësive për shkak të natyrës së punës së tyre dhe pamundësisë së distancimit social.

Më 30 maj 2020, për kënaqësinë tonë të madhe, morëm një DONACION – vizirë për të gjithë punonjësit e Galerisë Nacionale. Ne nuk kemi fjalë të mjaftueshme mirënjohjeje për djemtë nga 3D Print Medicinska oprema (3D Print Pajisjet Mjekësore), për Shoqatën e Specializantëve dhe Mjekëve të Rinj dhe për Dr. Nenad Llazarov. Drejtorja, dr. Dita Starova Qerimi, mirëpret njohjen nga ekipi i 3D Print për nevojën për pajisje mbrojtëse për punonjësit e kulturës. Në emër të të gjithë punonjësve, ajo shpreh mirënjohjen për vizirët e dhuruar. Ne jemi institucioni i parë në fushën e kulturës që kemi marrë një donacion të tillë. Jemi të kënaqur, sepse niveli i sigurisë është ngritur në një nivel shumë më të lartë në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të vizitorëve, dhe natyrisht shëndetit personal.

smart
Marketing