MF: Të hyrat në buxhet për tremujorin e parë janë më të larta se vitin e kaluar dhe brenda kornizës së planifikuar

Buxheti për vitin 2024 realizohet në kornizën e planifikuar. Në tremujorin e parë të vitit 2024 u realizuan të hyra në vlerë prej 69.4 miliardë denarëve, që është 4.8% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 dhe paraqet 22.4% nga ajo që ishte planifikuar me Buxhetin e vitit 2024. Shpenzimet u realizuan në vlerë prej 83.9 miliardë denarëve, që është 24.4% nga vlera e planifikuar dhe 20.1% më shumë se vitin e kaluar. Njëkohësisht, deficiti i realizuar në tremujorin e parë të këtij viti është 14.5 miliardë denarë. Gjithashtu, në tremujorin e parë janë kryer pagesa në vlerë prej 1.650 miliardë denarëve për realizimin e masave antikrizë nga pakoja e 9-të, 24.9% më shumë mjete u realizuan për pagesën e pagave dhe kompensimeve, 16.9% më shumë mjete transfertat sociale, 21.1% më shumë mjete për pensionet, 28% për masat aktive të punësimit, 16.2% për mbrojtjen shëndetësor, 11.9% më shumë mjete për dotacionet bllok dhe të destinuara ndaj komunavr dhe për interesin për kreditorët vendas dhe të huaj për 100% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Marketing

Tremujori i dytë i këtij viti fillon me të hyra të përgjithshme në vlerë prej 71 miliardë denarëve, që është për 5.6% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, më 2 prill të hyrat e përgjithshme arrijnë në nivelin prej 72.1 miliardë denarëve ose për 6.4% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, më 3 prill arrijnë në nivelin prej 73.6 miliardë denarëve dhe më 4 prill arrijnë vlerën prej 73.4 miliardë denarëve. Në këtë periudhë, me 1 prill u realizuan 93.9 miliardë denarë, më 2 prill u realizuan 94.6 miliardë denarë, më 3 prill u realizuan 95.6 miliardë denarë dhe më 4 prill u realizuan 97.6 miliardë denarë. Njëkohësisht, deficiti më 1 prill shënon 22.9 miliardë denarë, më 2 prill, 22.5 miliardë denarë, më 3 prill, 21.9 miliardë denarë dhe 4 prill deficiti shënon 24.2 miliardë denarë.

Të dhënat e evidentuara nga Ministria e Financave nëpërmjet Thesarit tregojnë se në fillim të muajit aktivitetet i referohen anës së shpenzimeve, pasi në ditët e para të muajit realizohen pagesa siç janë pagat, pensionet dhe transfertat e tjera, ndërsa aktivitetet, respektivisht flukset hyrëse të anës së të hyrave evidentohen gjatë gjysmës së dytë të muajit, respektivisht në ditën e 15-të të muajit evidentohen të hyra nga akcizat, ndërsa pas ditës së 25-të të muajit evidentohen të hyra nga TVSH-ja. Prandaj, në fillim të muajit paraqitet deficit më i lartë dhe më tej me evidentimin e flukseve hyrëse në anën e të hyrave, gjendja stabilizohet.

Realizimi i të hyrave në bazë të tatimeve dhe kontributeve në tremujorin e parë ose më 31 mars ishte 63.7 miliardë denarë ose 12.4% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Të hyrat tatimore në këtë periudhë shënuan rritje prej 11% në raport me realizimin në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Njëkohësisht, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale të realizuara në vlerë prej 7.15 miliardë denarëve ose janë për 20.9% më të larta, të hyrat nga tatimi mbi fitimin prej 5.6 miliardë denarëve ose më të larta për 23%, nga TVSH-ja në vlerë prej 17.1 miliardë denarëve ose për 3.8% më të larta, nga akcizat në vlerë prej 6.3 miliardë denarëve ose për 7.8% më shumë dhe të hyrat nga detyrimet e importit në vlerë prej 2.9 miliardë denarëve ose për 17.6% më të larta krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.

Buxheti është likuid dhe të gjitha detyrimet servisohen rregullisht. Të hyrat arkëtohen në përputhje me planin (25% e të hyrave në çdo tremujor). Financimi i deficitit është siguruar dhe zhvillohet sipas planit me Buxhetin e miratuar për vitin 2024 në Kuvend.

Marketing